Salih Nushi

Lindi në Mitrovicë më 29.3.1929 dhe vdiq më 22 qershor 2002 ne Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendëlindje, Shkollën Normale në Gjakovë dhe Fakultetin Filozofik degën e Pedagogjisë e kreu në Universitetin e Beogradit. Ka qenë mësimdhënës e drejtor i Shkollës së Nxënësve në Ekonomi, shef i Seksionit të Arsimit, i besuar i Arsimit në Këshilin Popullor të Rrethit dhe këshilltarë i arsimit në Mitrovicë. Drejtor shumë vjeçar i Shkollës Normale në Prishtinë e ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitet 1963-1967 ka qenë deputet në Dhomën Arsimore-Kulturore të Kuvendit Federativ, e pastaj përfaqësues i Kosovës në organe e forume të ish Republikës së Serbisë dhe të ish Federatës Jugosllave. Në vitin 1981 u emërua Kryetar i Komitetit të Arsimit, të Shkencës e të Kulturës së Kosovës dhe, me qëndrimin parimor e pavarësinë në punë gjatë mandatit të ti nuk lejoi të cungohen dhe të nëpërkëmbën të drejtat e proklamuara në arsimin kombëtar. Ishte iniciator dhe përkrahës i idesë për konstituimin e takimeve të veteranëve të arsimit të Kosovës.
Ka qenë bartës i disa mirënjohjeve dhe dekoratave.
 
Së bashku me bashkëshortën Sadeten, rritën tri vajza Kimetën, Nergizën dhe Dianën 

Me poshte mund ta shkarkoni artikullin nga Pajazit Nushi "SHKOLLA NORMALE DHE DINJITETI I SAJ" - Shkëmbim mendimesh ndërmjet nxënësve dhe profesorëve të Normales së Prishtinës në çastet e shënimit të përvjetorit të maturës prej 10 deri 49 vjet. 
Ċ
Bujar Nushi,
Aug 25, 2010, 11:22 AM
Comments