Raporti nga bursisti yne Elvis Feka

Post date: Sep 16, 2013 7:25:26 PM

Po filloj kete pershkrim te aktiviteteve dhe te arriturave te mia, duke ju derguar faleminderimet e mia dhe te familjes time per perkrahjen që me keni ofruar. Bursa e ofruar nga ana juaj përpos që ka qenë mundësi per mua ti vazhdoj studimet, ka qenë edhe një pergjegjësi më shumë që të punoj më tutje drejt realizimit të qëllimeve te mia.

Motivi im nuk është ndalur në asnjë moment duke treguar rezlutat te larta ne aktivitete e mia, unë gjat keti viti kam arritur të realizoj një ide se bashku me Qendren per Zhvillim te Karirës në Universitetine e Prishtinës. Me iniciativen time Panairit te Karieres qe realizohet qdo vitë ja kemi shtura edhe kendin e panairit te Univeristeti të Prishtinës si mundesi per nxenesit e shkollave te mesme te njoftohen per programet qe ofron UP.

Angazhimi im nuk u ndal në asnjë moment duke punuar për ngritjen time akademike, ne fillim të vitit 2013 kam marrë të drejtën e monitorimit të komisioneve brenda Parlamentit të Kosovës, gjatë kësaj periudhe kam arritur të fitoj provoja të mira dhe të marr njohuri rreth punës së parlamentit.

Në Asociacionin e Studentëve të Shkencave Politike u zgjodha kryetar i keti asociacioni dhe kontribova vazhdueshëm për mbrojtjen e interesave të studentëve.

Me hapjen e edicionit të 13-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar i Prishtinës une u interesova dhe isha pjes e keti organizimi mjaft intersant dhe shumë të rendesishem ne shkembimin e provojave me studentë nderkombëtar. Në këtë organizim u certifikova me notën më të lartë (A).

Vitet po ikin shpejt edhe studimeve të mia në Departamentin e Shkencave Politike i erdhi fundi duke perfunduar të gjitha provimet në afatin e qershorit dhe duke pritur që tani në shtator të mbroj temën e diplomes.

Një breng që më mbetet edhe më tutje është vazhdimi i studimeve master sepse në departamentin e shkencave politike nuk është akredituar drejtimi master, mbetem të shpreoj që me perkrahjen e familjareve të vazhdoj studiemt të Univeristetin e Tiranës.

Me respket të veqant:

Elvis Feka