News‎ > ‎

Intervista me kandidatet per burse te Fondacionit 'Salih dhe Isa Nushi' 2018/2019

posted Nov 9, 2018, 2:12 AM by Bujar Nushi

Komisioni i pavarur për vlerësimin e aplikacioneve edhe këtë vit akademik ështe i kenaqur me numrin e aplikimeve për bursë ( gjithsejt 48 kandidatë konkuruan). Komisioni vlerësoj të gjitha aplikacionet dhe vendosi qëpër interviste të ftoje 12 kandidatë me vleresimet më të larta. 


Intervistat do të mbahen të Dielen me 11 nëntor 2018 në Prishtinë në zyret e Kujteses në Lagjen Pejton, ne rrugën Ukshin Hoti nr.33 (afer BKT, afer Hotel Prishtina). Me poshte gjeni te bashkangjitur harten. 


Intervistimi do te filloj në ora 10.00 dhe kandidatet duhet të paraqiten për intervistë sipas orarit më poshte. Intervista për secilin do të zgjas maksimalisht 15 minuta me këtë renditje:

  • Fatiana Axhanela - 10:00
  • Berat Gerguri - 10:15
  • Albulena Uka - 10:30
  • Diana Drancolli - 10:45
  • Andrra Kalludra - 11:00
  • Besarta Uka - 11:15
  • Edilona Kamberi - 11.30
  • Sara Fazliu - 11.45

PAUZE 30 min

  • Djellza Breznica – 12:30
  • Erjona Rrustemi – 12:45
  • Arber Roka – 13:00
  • Albina Morina – 13:15
  • Ilirjana Osmani - 13:30

 

Ju rekomandojmë të gjithë kandidateve të paraqiten me kohë! Për ndonjë paqartësi ju lutem te kontakoni 044 950 090 ose 044 645 972.


Ju lusim që me vehte të keni dokumentacionin e plotë  origjinal te kërkuar me konkurs, posaçërisht dokumentet origjinale në vijim:

  • Aplikacionin e Fondacionit si dokument kualifikues (nëse nuk e sjellni eliminoheni automatikisht).
  • Regjistrimin e semestrit për ketë vit (2018-2019) (nëse e kani, perndryshe nuk ju lëshohet bursa deri ne sjelljen e këtij dokumenti në rast të përzgjedhjes)
  • Vërtetimin se jeni përfitues të asistencës sociale (origjinal), nëse nuk jeni, atëherë duhet sjellë vërtetimi mbi të ardhurat mujore të familjes së ngushtë (origjinali)
  • Nëse keni konkurruar për burse të ndonjë Universiteti publik në Kosovë ose burse tjeter.
  • Vërtetimet për familjarët e deklaruar si të sëmurë.

 

VENI RE: Kandidatët që nuk paraqiten pa ndonjë arsye të fortë ose vonohen për intervistë do të eliminohet nga konkurimi.


Me nderime,
Fondacioni Salih dhe Isa Nushi
www.fsinushi.org

 


Comments