Melisa Syla

Jam Melisa Syla, e lindur më 15-11-1995 në Gllamnik të Podujevës. Qysh nga fëmijëria shquhesha për kuriozitetin e madh që tregoja për gjërat që më rrethonin. Kjo i shtyu prindërit e mi të më dërgonin në shkollë ende pa i mbushur mirë 5 vite jetë. Edhe pse fillova shkollën në moshë të re, elani im për mësimin e gjërave të reja sa vinte e rritej. Interesimi i madh për njohuri kishte fillin nga familja ime, e posaçërisht prindërit e mi, të cilët e zgjuan këtë dëshirë duke më lexuar enciklopedi dhe përralla ende pa ditur vetë të lexoja. Me sukses të shkëlqyeshëm i mbarova shkollimin fillor në shkollën “Naim Frashëri” në Podujevë dhe shkollimin e mesëm në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”, në drejtimin e shkencave të natyrës. Krahas mësimeve, asnjëherë nuk lashë anash leximin e librave dhe shkrimin letrar, të cilat ishin dhe vazhdojnë ende të jenë pasionet e mia. 

Në moshën 16 vjeçare fillova studimet në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Arkitekturë, ku deri tani kam treguar sukses mjaft të kënaqshëm. Sot jam në vitin e katërt, dhe falënderoj Fondacionin “Salih dhe Isa Nushi”, jo vetëm për përkrahjen financiare, por edhe për besimin e tyre. Shpresoj që nuk do t’ju zhgënjej.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I am Melisa Syla, born on 15-11-1995 in Gllamnik, Podujevo. Since a kid, I was recognized for my huge curiosity about all the things around me. That’s why my parents sent me on school at an early age, as a 4 year old. I started school at a young age, but that didn’t affect my will on learning new things. Instead, it just got bigger and bigger. The very first beginning of my big interest in knowledge was from my family, expecially my parents, who read to me encyclopedies and story books since my very first years. I finished the primary school on “Naim Frashëri”, Podujevë and high school on gymnasium “Aleksandër Xhuvani”, in natural sciences department. Among school, I was always engaged on my all time passions, reading books and writing. 

I started my studies as a 16 year old, in University of Prishtina, department of architecture, with a pleasing success till now. I am on the fourth year today, and I thank “Salih and Isa Nushi” Foundation, not only for their financial support, but also for their trust. I hope I won’t disappoint you.
Comments