Albina Hoxha


Jame Albina Hoxha, nga Suhareka. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e përfundova në Suharekë, 
ndërsa momentalisht jam studente e Universitetit të Prishtinës, drejtimi Kimi Inxhinierike. Besoj shumë në potencialin e studentëve tanë, dhe në zhvillimin e shkencës edhe në Kosovë. Andaj përkushtohem që studimet e mia të më shërbejnë në këtë drejtim. 

I jam shumë mirënjohëse Fondacionit “Salih dhe Isa Nushi” për mbështetjen financiare që u bën studentëve dhe ndjehem me fat që jam një ndër ata studentë përfitues të bursës. Falë kësaj ndihme, na lehtësohet puna për realizimin e qëllimeve tona. Shpresoj shumë që në të ardhmen e afërt ta shpërblej ndihmën e tyre, duke duke arritur suksese dhe duke kontribuar në Fondacion.

Sinqerisht,

Albina Hoxha

===============================================

I am Albina Hoxha, from Suhareka. I finished primary and secondary school in Suhareka, and at the moment I am studying Chemical Engineering at the University of P
rishtina. I believe in the potential of our students and in the progress of science in Kosovo. That’s why I am dedicated to my studies, so they can serve me in this direction. 

I am very grateful to “Salih and Isa Nushi” Foundation for supporting students financially, and I feel very lucky to be one of the scholarship holders. This scholarship facilitates our job to accomplish our goals. I hope that in the near future I will be able to repay their help, by succeeding and also by contributing to the Foundation.

Sincerely,

Albina Hoxha
Comments