Valentina Sylejmani

Njëzetepesë qershori i vitit 1989 më solli në jetë. Në moshën 2 vjeçare për shkak të vështirsive ekonomike, familja ime migroi në Gjermani në qytetin Mönchengladbach,ku kalova 4 vitet tjera të fëmijërisë. Ishte koha kur prindërit e mi duhet të vendosnin nëse do të shkollohesha në gjuhën shqipe apo në atë gjermane, dhe ata morrën vendimin për të cilin u jam shumë falenderuese: u kthyem ne Prizren. E lumtur në vendin tim fillova dhe mbarova shkollimin fillorë pranë shkollës Abdyl Frashëri, me sukses të shkëlqyeshëm. Poezia,kënga,vallëzimi popullor ishin aktivitet shtesë në shkollë.
Erdhi koha kur duhej të vendosja për shkollim të mesëm. Biologjia dhe lëndët mjekësore kanë qenë gjithmonë të preferuarat e mija,por pas shume dilemave vendosa te vijoja Gjimnazin e përgjithshëm. Katër vitet e arta gjimnazore kaluan sa hap e mbyll sytë dhe erdhi viti i vendimeve! Nuk ishte shumë e vështirë të vendosja, thjesht doja një drejtim human,doja që qdo ditë të shëroja një plagë, të lehtësoja një dhimbje,dhe ta ktheja një buzëqeshje, zgjodha degën e Stomatologjisë pranë fakulltetit të Mjekësisë ne Prishtinë.
Vitet e studimit nuk ishin të lehta, por puna e palodhshme,vullneti dhe dëshira më sollën këtu ku jam. Ka tre vite që ndjek kursin e gjuhës gjermane, të cilën na e mundëson DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Dienst) këtë vit ndjek nivelin B1. Pjesa më e vështirë e studimeve ishte kur familja ime pati rënie financiare këto dy vite të fundit. Ishte një zbrazëti që filloi të bëhej secilën herë më e madhe, por të cilën e mbushi Fondacioni Salih dhe Isa Nushi, i cili më zgjodhi mua për bursiste për dy vite me rradhë. Kjo mbështetje më mbushi plot motiv këto dy vite të fundit të studimeve, duke arritur majat e suksesit në studime. 
Tani jam apsolvente,dhe dëshira ime do të ishte që studimet e mia të vazhdojnë edhe pas diplomimit tim,në një profil te specializuar në një nga Universitetet Europiane. 

Me respect,
Valentina Sylejmani

I was born on June 25th, 1989. Due to economic difficulties my family was going through, at the age of two, we migrated to Germany, in Mönchengladbach, where I spent the next four years of my childhood. At that time my parents had to decide whether I was going to be educated in Albanian or German, and I’ll always be grateful for the decision they made: we returned to Prizren. Happy in my own country, I finished my education with excellent grades at the primary school “ Abdyl Frashëri . Poetry, music, and folk dancing were my extra curriculum activities at this school. 
When it came to decide about my further education I chose the General Gymnasium since Biology and other medical subjects have always been my favorite. The four golden years of high school went in a heartbeat and the year of decisions came. It wasn’t hard to decide, I just wanted a humane direction, every day I wanted to heal a wound, erase a pain, and turn a frown into a smile, that’s why I chose The University of Prishtina, The Faculty of Medicine, the Department of Dentistry. 
The study years weren’t easy at all, but hard work, will and desire brought me to where I am now. For three years now I’ve been following a German language course, which is enabled to us through DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Dienst), this year I’ve reached the B1 level. 
The hardest part of my studies was during these last two years when my family experienced a financial decline. It was a gap which became bigger with each passing year, but which was filled with the help of the Salih and Isa Nushi Foundation, which provided me with a scholarship for two years in a row. 
This support for years has motivated me, helping me to reach the peaks of success in my studies. Now I’m in my last year of studies, and my wish is for my studies to continue after graduation, in a specialized profile in one of the European Universities.

Kind regards,
Valentina Sylejmani
Comments