- Fondacioni do t’u ndajë stipendione për arsim të lartë kandidatëve më të mirë, të cilët kanë vështirësi socio-ekonomike për vazhdimin e studimeve, kërkimeve shkencore, apo dëshmimin e talentit të tyre më tutje;
- Stipendionet do të ndahen për të gjitha sferat studiuese, por me prioritet të veçantë për lëmitë deficitare
- Stipendionet do të dedikohen për të gjitha nivelet e shkollimit universitar,e më vonë edhe niveleve tjera;
- Fondacioni do t’i ketë organet e veta ekzekutive të zgjedhura;
- Kuvendi i Fondacionit zgjedh Bordin Drejtues dhe Komisionet kompetente si dhe Komsionin për Auditim të brendshëm, i cili do të sigurojë transparencë të plotë të veprimtarisë së Fondacionit;
- Donacionet publikohen zyrtarisht, pos në rastet e donacioneve anonime;
- Fondacioni, përmes mediave të shtypura dhe elektronike të informimit, së paku një herë në vit do të raportojë për punën e tij;
- Fondacioni do të ketë amblemën, vulën, xhirollogarinë e vet dhe ëweb-faqen zyrtare.
- Gjuha zyrtare e Fondacionit do të jetë gjuha Shqipe.