Egzonë Gashi

Egzonë Gashi u lind më 26 mars 1992 ne Suharekë. Shkollimin fillor e mbaroi në shkollën “7 Marsi” në Suahrekë në vitin 2007, ndërsa shkollimin e mesëm ne Gjimnazin “Jeta e Re” (drejtimi shkenca natyrore) poashtu në Suharekë në vitin 2010. Gjatë këtyre viteve të shkollimit ajo u dallua per sukseset shkollore si dhe per sukseset tjera jashtëshkollore që u vërtetuan me çmimet e shumta që i fitoi. Prej vitit 2005, kur Egzona ishte në klasën e shtatë filloi pjesëmarrjen e saj nëprë gara të ndryshme, ku të gjitha pjesëmarrjet rezultuan me sukses dhe mori këto çmime (renditja e mëposhtme është bërë në bazë të viteve): · Çmimi i parë në garat e matematikës ne nivel regjioni (4.5.2005, Suharekë) · Çmimi i parë në Garat Komunale të Recituesve (19.5.2005, Suharekë) · Çmimi i parë në konkursin “Gjuhëtari i ri” në shkallë vendi (11.6.2005, Prishtinë) · Çmimi i parë në Garat Komunale të Recituesve (5.5.2006, Suharekë) · Çmimi i parë në Garat Rajonale të Recituesve (7.6.2006, Prizren) · Çmimi i dytë në konkursin “Gjuhëtari i ri” në shkallë vendi (17.6.2006, Prishtinë) · Çmimi i parë në konkursin “Gjuhëtari i ri” në shkallë vendi (16.6.2007, Prishtinë) · Çmimi i dytë në Garat Komunale të Recituesve (8.5.2009, Suharekë) · Vendi i parë ne garën mbarështetërore për esenë më të mirë me temën “Të drejtat e fëmijëve” (20.11.2009, Prishtinë) Në vitin 2010, Egzona regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, Fakluteti i Mjekësisë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Deri më tani, sukseset e saj në fakultet janë me një mesatare 8.87.

Edhepse studente e Mjekësisë, ajo nuk i ka lënë anash aktivitetet tjera. Vitin e kaluar mori 2 çmime në konkursin letrar:

· Çmimi i parë në prozë në konkursin letrar komunal për të rritur (17.2.2014, Suharekë)

· Çmimi i dytë në poezi në konkursin letrar komunal për të rritur (17.2.2014, Suharekë)

Shumica e punimeve letrare të saj janë të botuar në librin me shumë autorë “Brerore Lirie”

Poashtu, Egzonë Gashi është anëtare e Shoqatës Mjekësore Studentore Evropiane (EMSA – Europian Medical Student’s Association) si dhe anëtare e shoqatës për kuluturë dhe art “Elena Gjika”. Sot vazhdon studimet në vitin e pestë në Fakultetin e Mjekësisë në UP.