Zyrafete Berisha

Quhem Zyrafete Berisha, e lindur me 25/03/1998 në Rogovë, Gjakovë. Me një sukses shembullorë arrita ta përfundoj shkollën fillore dhe te mesme duke u çertifikuar si nxënësja më e dalluar e gjeneratës. Tani jam studente e vitit të parë në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe letërsi gjermane. Gjuhët e huaja kanë qenë gjithmonë anë e imja e fortë, kjo ka qenë arsyeja se pse kam zgjedhur këtë drejtim.

" Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë. " - Allan Bloom

Kurse Fondacioni "Salih dhe Isa Nushi" kanë mundësuar këtë dritë për shumë të rinjë të Kosovës. Kontributi i tyre për të mbështetur materialisht studentet ka qenë dhe do të mbetet një hap shumë i rëndësishëm.
Comments