News‎ > ‎

VENDIM - per burse te Fondacionit 'Salih dhe Isa Nushi' 2015/16

posted Nov 6, 2015, 4:12 AM by Bujar Nushi   [ updated Nov 9, 2015, 12:49 PM ]

Me datën 1 nentore 2015 u mbajt intervista me te gjithe ju që keni konkuruar për bursë të Fondacionit “Salih dhe Isa Nushi”. Pas konsultimeve qe beri, komisioni i pavarur doli me këtë vendim te cilin e perkrah edhe Bordi i Fondacionit. 

 

Përfituesit e bursave për vitin akademik 2015/2016, në vlerë prej 90€ (nëntëdhjetë euro) per periudhën prej 10 muajve janë:

  1. Ismajl Elshani I lindur me 8-3-1992 ne Krajkove (Drenas), me vendbanim ne Krajkove, student në vitin e I (parë) Master ne Fakultetin Filologjik, dega Letersi shqipe pranë Universitetit të Prishtinës.
  2. Melisa Syla, e lindur më 15-11-1995 në Gllamink (Podujeve), me vendbanim në Gllamink, studente në vitin e I (parë) në Fakultetin e Ndertimtarise dhe Arkitektures, drejtimi i Arkitektures, pranë Universitetit të Prishtines.
  3. Herolinda Zeka e lindur më 13-04-1995 në Istok, me vendbanim në Istok, student në vitin III (tretë) ne Fakultetin e Mjekesise drejtimi i stomatologjise pranë Universitetit të Prishtinës.
  4. Lutfije Rushiti, e lindur më 05-11-1996 në Kqiq te madh (Mitrovice), me vendbanim në Kqiq te madh, student në vitin e I (parë) ne Fakultetin e Edukimit, dega e Edukimit fillore pranë Universitetit të Mitrovices.
  5. Elona Kajtazi, e lindur më 15-03-1996 në Shishman (Gjakove), me vendbanim në Shishman, student në vitin e I (parë) ne Fakultetin e Bujqësisë, drejtimi Teknologji Ushqimore me Bioteknologji, pranë Universitetit të Prishtines.
  6. Rina Ferri, e lindur më 03-01-1994 në Mitrovicë, me vendbanim në Mitrovicë, student në vitin e III (tretë) ne Fakultetin e Arteve DAM, drejtimi Piano pranë Universitetit të Prishtinës,

Kandidatët e përzgjedhur do te informohen permes e-mailit per daten dhe vendin e nenshkrimit te kontrates.

 

Me vehte duhet sjellur:

  • -        Vërtetimin për regjistrimin e semestrit, për këtë vit shkollor
  • -        Hapjen e xhirollogarisë në BEK - Banka Ekonomike E Kosovës (vetëm në këtë banke) 

 

Bordi i Fondacionit i dëshron suksese kandidatëve të përzgjedhur si dhe atyre qe kete radhe nuk ishin ne mesin e te perzgjedhurve. 

 

Percjellni web faqen tone www.fsinushi.org per informatat aktuale.

 

Me nderime,

Fondacioni Salih dhe Isa Nushi

www.fsinushi.org

info@fsinushi.org

Comments