News‎ > ‎

Intervista e dites me Nora Sahatciun per gazeten Tribuna

posted Dec 18, 2013, 10:19 AM by Bujar Nushi   [ updated Dec 18, 2013, 10:19 AM ]
Fondacioni familjar qe ndihmon studenet

Familja Nushi ka krijuaar nje fondacion qe ka per qellim t'u ndihmoje njerezve. Ne nje interviste per Tribunen, Nora Sahatciu ka shpjeguar se fokusin per ndihme kane posaqerisht ne ata qe kane mundesite minimale per te shkuar pertej shkollimit te mesem. "Keto raste jane te shumta, e posaqerisht kur degjojme per vajzat te cilat mbeten te fundit ne zinxhirin e prioriteteve neper familjet tona", ka thane Sahatciu.

nga Mandohije Krelani

Prishtine, 17 dhjetore - Sado e pazakonshme qe mund te duket, nje familje ka krijuar nje fondacion qe ka per qellim t'u ndihmoje kategorive sociale. Nga bursat e fondacionit, 20 sutudente deri me tani kane perfituar mundesine per sytudime per kater vitet e punes se ketij fondacioni. "Vitin e pare kemi pase mundesine t'i mbeshtesim tre studente nga kontributet tona vetanake dhe pak nga familjaret tane" thot ne interviste per gazeten Tribuna, Nora Sahatciu, anetare e Bordit te Fondacionit "Salih dhe Isa Nushi". Deri me tani ky fondacion ka filluar me tri bursa nga 90 euro per dhjete muajt e vitit akademik. Fondacioni pret te kete nje ngritje progresive pas ndihmave qe po u behen.
Lexoni me poshte tekstin integral i Intervistes:

A na tregoni çfarë është fondacioni juaj, kur u krijua dhe si funksionon?




















































Fondacioni Salih dhe Isa Nushi është produkt i një iniciative plotësisht spontante. Si një rrugëtim në të panjohurën, e filluar në një prej mbledhive tona familjare. Fondacioni u lind si rrjedhojë e bisedës për situatën që vazhdon të mbetet e pazgjedhur në Mitrovicë, varfërinë e rënduar e cila i afekton më së shumëti të rinjtë, dhe mënyrën se si të ndihmohet qasja e tyre në edukim dhe arsim akademik në Kosovë. Fëmijët e dy vëllezërve,  Salihut dhe Isasë- tri vajzat (dhe unë si mbesa e madhe vajzës së parë të ndjerë të Salihut) respektivisht tre djemtë u pajtuan të mbledhin forcat rreth një qëllimi- që njerëzit profesionistë në Kosovë dhe në diasporë të mund të bëjnë një ndryshim pozitiv në Kosovë.

Duke qenë se tre djemtë e Isasë jetojnë jashtë vendit, në Finlandë dhe në Holandë, u shqyrtua mundësia që njerezit tonë në disaporë të mobilizohen për mbledhjen fondeve nga jashtë për shkollimin e të rinjëve në Kosovë. Fokusin e kishim posaqërsht në ata të cilët i kanë mundësitë minimale për të shkuar përtej shkollimit të mesëm. Këto raste janë të shumëta sipas burimeve të ndryshme të informatave, e posaqërisht kur degjojmë për vajzat të cilat mbeten të fundit në zinxhirin e prioriteteve nëpër familjet tona, familjet më shumë fëmijë, me viktima të luftës së 1999, me anëtarë me aftësi të kufizuara...

Ne të gjashtët e filluam këtë rrugëtim filantrop duke u bazuar në mundësitë tona vetanake dhe duke llogaritur gjithashtu në ndihmën nga rrethi ynë familjar dhe shoqëria e gjerë.

Fondacioni u krijua zyrtarisht në Tetor 2009 dhe udhëheqet nga Bordi i përbërë nga: Nergize Nushi-Rezniqi, Diana Nushi- Cena dhe Nora Loxha- Sahatciu dhe Driton, Edmond dhe Bujar Nushi, femijët dhe mbesa e dy vëllezërve Salih dhe Isa Nushi. Anëtarët e nderit të Fondacionit janë Sadete dhe Nerxhivan Nushi- bashkëshortet e Salihut repsektivisht Isasë. Fondacioni ka Statutin dhe Deklaratën e transparencës të gravuar në mendjen dhe zemrën tonë. Planifikimet, vendimet dhe cfarëdo ndryshimi bëhet nga vet bordi.

Sa studentë përfitojnë aktualisht nga fondacioni juaj?

Nga bursat e fondacionit, 20 studentë kanë përfituar mundësitë për studime në këto katër vitet e punës sonë. Vitin e parë kemi pasë nmundësi të mbështesim tre studentë nga kontributet tona vetanake dhe pak nga familjarët tonë. Kemi filluar me tri bursa me nga 90 Euro për dhjetë muaj të vitit akademik. Me mbledhjen e fondeve nga shoqëria, familja dhe diaspora kemi ngritje progresive të vogel por te sigurtë. Kemi arritur deri në gjashtë studentë të financuar nga fondacioni. Këtë vit na ka perkrahur edhe IPKO -Foundation të cilët i mbulojnë dy studentë tonë në këtë vit shkollor 2013/ 2014.

E gjthë kjo më bën shumë krenare dhe të lumtur kur e mendoj impaktin e iniciativës sonë te të rinjtë.  Një gjest i tillë nga zemra mund të bëjë që një vajzë nga një familje e varfër me vëlla me aftësi të kufizuar, të ketë alternativë për një shkollim edhe kur familja i jep përparësi vëllaut tjetër për ta financuar. Kur një djalë nuk ka nevojë të punojë në lokale gjatë natës për të siguruar transportin apo ushqimin. Në vend të kësaj koncentrohet në përfitim të njohurive dhe nota më të mira.

A keni aplikuar ndonjëherë për fonde të mëdha?

Deri tash nuk kemi apliku për një arsye të vetme. Koha! Mobilizimi i fondeve të mëdha kërkon kohë më të madhe, harxhime administrative më të larta dhe person të dedikuar për raportimin dhe ndërlidhjen me donatorët.

Të gjithë anëtarët e bordit jemi njerëz profesionistë të lëmive të inxhinjerisë, menaxhmentit, mjeksisë dhe drejtësisë. Puna në Fondacion është ajo që bëhet në kohën tonë të lirë dhe në mënyrë plotësisht vullnetare. Ne kontribojmë dhe nuk kërkojmë prapa asgjë pos falënderimit që marrim nga sutudentët tonë me suksesin e tyre në përkrahjen që marrin nga ne gjatë studimeve. Ata gjithashtu janë ambasadorët e Fondacionit dhe llogarisim që në të ardhmen do të bëhen qytetarë të denjë të Kosovës dhe do të na ndihmojnë edhe ne me punën e tyre vullnetare pas studimeve.

 Si e siguron ekzistencën fondacioni?

Gjashtë anëtarët e Bordit të Fondacionit me shoqëri dhe familjarë janë burimi bazë i fondeve për bursa. I tërë fondi shkon vetëm në mbulimin e bursave për studentë. Pa shpenzime të tepërta administrative, me transfere minimale bankare, me punë maksimale të anëtareve por edhe fëmijëve tonë. Fëmijët i angazhojmë kryesisht në aspektet e mediave sociale, si Facebook-ut, Tëitterit, mirëmbajtjes së ueb faqes dhe ndarjes së informatës te shoqëria e tyre për aplikimet për bursa.

A është ky model i veçantë i organizimit të një familje?

Është një model i cili mund të aplikohet në çdo familje. Me pak vullnet të mirë dhe sakrificë të kohës së lirë, kemi dëshumar se puna jonë mund të vlerësohet dhe përdoret si model edhe në grupe tjera. Edhepse iniciativa filloi me bazën në Mitrovicë- të gjithë jemi nga Mitrovica, por me prejardhje të përzier gjakovare. Jemi duke thyer edhe paragjykimin për gjakovarët duke dëgjuar komentet shumë simpatike në llogari të familjes Nushi:” Edhe gjakovarë – edhe dorëshlirë!!!...bash çudi!”

Çfarë ju bën ta vazhdoni punën e fondacionit?

Idea që bursistët e Fondacionit tonë kanë qasje në shkollim por edhe edukohen në frymën e përkrahjes sociale e njerëzore na jep vullnet të madh për ta vazdhuar me punën tonë. Uirimet që marrim nga ithtarët që i kemi dhe mirënjohjet e mudnura që na siogurojnë një ngritje progresiev vjetore na motivon të vazhdojmë edhe kur na bie energjia.

Kush janë Salih dhe Isa Nushi?

Salih Nushi- gjyshi im dhe vëllau i tij Isaja u lindën në Mitrovicë në një familje të respektuar tregtarësh dhe njerëzish të arsimuar. Tw dy e kryen fakultetin Filozofik respektivisht shkollën e lartw pedagogjike në Universitetin e Beogradit. Ishin mësimdhënës dhe drejtor shkollave tw ndryshme. Salihu -shef i Seksionit të Arsimit, i besuar i Arsimit në Këshillin Popullor të Rrethit dhe këshilltarë i arsimit në Mitrovicë. Drejtor shumë vjeçar i Shkollës Normale në Prishtinë e ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Më tej deputet në Dhomën Arsimore-Kulturore të Kuvendit Federativ, e pastaj përfaqësues i Kosovës në organe e forume të ish Republikës së Serbisë dhe të ish Federatës Jugosllave.  U emërua Kryetar i Komitetit të Arsimit, të Shkencës e të Kulturës së Kosovës dhe, me qëndrimin parimor e pavarësinë në punë gjatë mandatit të tij nuk lejoi të cungohen dhe të nëpërkëmbën të drejtat e proklamuara në arsimin kombëtar. Ishte iniciator dhe përkrahës i idesë për konstituimin e takimeve të veteranëve të arsimit të Kosovës që në atë kohë.

Isa ka qenë edhe keshilltar për Arsim pranë kuvendit komunal nw Mitrovicë si dhe kryetar i lidhjes së sindikatave të Mitrovicës për shumë vite. Ka qenë edhe Nënkryetar i Kuvendit komunal në Mitrovicë dhe më vonë drejtor i arkivit historik në Mitrovicë. Pastaj dy vite drejtor i klubit futbollistik “Trepca” nga Mitrovica, i cili luajti në ligën e parë federative në ish-Jugosllavi. Kontriboi në hapjen e shumë shkollave fillore në disa fshatra në rrethin e Mitrovicës, duke afruar shkollimin te shqiptarwt në viset rurale. Ishte ithtar dhe iniciator për rikthimin e njohurisë dhe kulturës në trevat e Mitrovicës  tw dy kanw qenë partiotw tw penës dhe dijes në kohëra shumë të vështira për shqiptarët nw ish- Jugosllavi.

Puna e tyre shumëvjeçare në zhvillimin e arsimit kulturës dhe shkencës në Kosovë, altruizmi për të zhvilluar qytetin tonë Mitrovicën dhe me gjerw, na udhwheqi ne pasardhësit e tyre që të formojmë këtë fondacion me karakter joqeveritar, jofitimprues, pa preferenca politike, fetare, gjinore, racore apo etnike, i cili do të shërbejë në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në tërë territorin e Kosovës.

A ka nevojë Kosova për më shumë fonacione dhe a mund të ketë ndryshim të gjendjes sociale nëse ka edhe më shumë organizime te tilla familjare?

Te rinjtë e Kosovës duhet të kenë përkrahje insitucionale të organizuar dhe të përkrahur nga të gjitha nivelet e qeverise sonë. Fondacionet private si ky i yni, ësthë një parkrhaje shtesë dhe mund të përdoret si një model i kost-efektivitetit nga organizata tjera në Kosovë dhe jashtë.

 Kush mund të jap kontribut në fondacion?

Të gjithe adhuruesit e altruizmit dhe njerëzit e vullnetit të mirë mund të japin donacione në llogarinë e fondacionit dhe të shohin se si në mnëyrën më transparente prezentophen donatorët dhe raportet tona vjetore. Besueshmëira, transparenca dhe etika në punë janë pikat kyqe të Deklaratës sonë të transparencës.

Xhirollogaria e fondacionit mund të gjindet shumë lehtë në ueb-faqen tone: www.fsinushi.org

A mendoni se në Kosovë ka pak organizime humanitare e edhe nga këto pak, ka që po keqpërdoren?

Nëse e krahasojmë me  fillimin e viteve 2000, ka ngritje të iniciativave humanitare në Kosovë. Megjihtatë mungon një qasje më e organizuar dhe e perkrahur nga qeveria jonë. Që në hapat e parë kur hasëm në probleme me regjiistrim të fondacionit si OJQ (nuk kishte opcione më të përshtatshme), mungesë e shpejgimit të mirefilltë të lirimit nga taksat dhe te tjera, na u paraqit nevoja që të jemi fleksibilë në raportime, metodologji dhe selektim të studentëve. Ka raste që në organizata më të mëdha këto do të mund të konisderoheshin edhe si keqpërdorime.

Fondacioni i juaj ka fituar Çmimin FIDES për kontribut nga Diaspora për vitin 2013. Cilat janë planet për të ardhmen, a do të zgjerohet fondacioni?

Është nder i papërshkruar kur puna jote sado e vogël, vlerësohet per impaktin që ka. Si model rol i një organizimi familjar; promovim i punës vullnetare brenda dhe jashtë vendit dhe bazë e krijimit të gjeneratave të ardhshme të kampionëve të humanizmit dhe dashurisë ndernerëzore, besoj është ajo që i ka siguruar këtë çmim fondacionit. Kjo është edhe një shtytje me e madhe për të vazhduar me punën tonë të palodhshme.

Nora loxha Sahatçiu

Anëtare e Bordit të Fondacionit Salih dhe Isa Nushi




Comments