Aktivitetet‎ > ‎Donacionet‎ > ‎

Ne Media

Duke u bazuar në veprimtarinë dhe punën e prindërve tanë, Salih dhe Isa Nushit, dhe duke e vleresuar punën e tyre shumëvjeqare në zhvillimin e arsimit kulturës dhe shkencës në Mitrovicë dhe Kosovë si dhe ne bazë të vullnetit, dëshirës së kahmotshme dhe amaneteve të tyre, që me altruizmin e tyre ndihmuan në zhvillimin e qytetit tonë Mitrovicës, ne pasardhësit e tyre, vendosëm që të formojmë nji fondacion i cili do të ketë karakter joqeveritar, jofitimprues, pa preferenca politike, fetare, gjinore, racore apo etnike dhe i cili do të shërbej në zhvillimin e arsimit, shkences dhe kulturës fillimisht në qytetin dhe regjionin e Mitrovicës, me synim që të zgjërohet edhe në tërë teritorin e Kosovës.

Vendim për formimin e Fondacionit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ”Salih dhe Isa Nushi” u muar ne tetorë te vitit 2009, nga familja e ngushtë, në shenjë të përvjetorit të dhjetë të vdekjës së Isa Nushit dhe përvjetorit të tetë të vdekjës së Salih Nushit.

 


Sadete Nushi, Nerxhivane Nushi, Nergize Rezniqi, Driton Nushi,  Edmond Nushi,  Bujar Nushi, Diana Cena, Nora Sahatqiu.

Helsinki, Vaasa, Amersfoort, Prishtinë, Mitrovicë
15 tetor 2009