News‎ > ‎

Raporti nga bursistja yne Valentina Sylejmani

posted Sep 16, 2013, 12:21 PM by Bujar Nushi
Me këtë raport dëshiroj të plotësoj detyrimin tim sipas nenit 12 – Të drejtat dhe detyrimet e përfituesit, sipas kontratës së bërë me rastin e përfitimit të bursës për vitin akademik 2012-2013.

Procesi mësimor pranë fakultetit të Mjekësisë drejtimi Stomatologji për vitin 2012-2013 është zhvilluar në mënyrë të rregullt. Ligjëratat dhe ushtrimet që i kemi të detyrueshme të ndiqen,i kam vijuar me rregull,si rezultat edhe në provime kam dal me sukses. Për dallim nga viti i kaluar ku notën mesatare e kisha 8.61 këtë vit kam arritur ta ngris notën mesatare në 8.76. Sigurisht mbështetja që më ka ofruar fondacioni juaj ka qenë shtytje e madhe që unë të jem më e suksesshme në studime. Paralelisht me studime kam ndjekur kursin e gjuhës gjermane që organizon DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Dienst) Nivelin A2-1 dhe A2-2.

Falenderimet janë të pafund për ju Fondacion “Salih dhe Isa Nushi”, përkrahjen financiare dhe morale që ma keni ofruar shpresoj që sa më shpejtë do tua kthejë ne mënyrën me të mirë. Mbi të gjitha shpresoj që në këtë rrugëtim që kam bërë gjatë studimeve te mos ju kem zhgënjyer .

Valentina Sylejmani
Comments