News‎ > ‎

U zgjodhen 5 bursistat per vitin akademik 2011/2012

posted Oct 24, 2011, 8:08 AM by Bujar Nushi   [ updated Oct 25, 2011, 3:15 AM ]
Me datën 22-10-2011 u mbajt Intervista me te gjithe juve që keni konkurruar për bursa të cilat i ndanë Fondacioni “Salih dhe Isa NUSHI”. Te gjithe kandidatet u presentuan para komisionit ne menyre te denje. Komisionit për përzgjedhje pas konsultimeve te shumta del me këtë vendim unanim te cilin e perkrah edhe Bordi i Fondacionit. Përfituesit e bursave për vitin akademik 2011/2012, në vlerë prej 90€ (nëntëdhjetë euro) per periudhën prej 10 muajve janë:
  1. Valdet Uka, i lindur më 15-04-1989 në Vushtri, student në vitin V (pestë) në Fakultetin e Mjekesise – Dega e Farmacise pranë Universitetit të Prishtinës. 
  2. Elvis Feka, i lindur më 05-11-1991 në Koshtovë, student në vitin II (dytë) në Fakultetin Filologjik – Dega e Shkencave Politike pranë Universitetit të Prishtinës. 
  3. Festim Haxhikadriu, i lindur më 26-05-1993 në Mitrovicë, student në vitin II (dytë) në Fakultetin e Arteve – Dega e Artit Muzikor – Drejtimi Instrumente Harkore pranë Universitetit të Prishtinës. 
  4. Hana Qurudina, e lindur më 27-04-1993 në Gjakovë, me vendbanim në Gjakovë, studente në vitin I (parë) në Fakultetin Shkencave Natyrore – Dega e Matematikes pranë Universitetit të Prishtinës. 
  5. Bujar Miroci, i lindur më 01-10-1988 në Junik, student në vitin III (tretë) në Fakulteti Ekonomik – Dega Banka Financa dhe Kontabilitet pranë Universitetit të Prishtinës. 
Kandidatët e përzgjedhur duhet të plotësojnë edhe disa obligime deri në marrjen e bursave për këtë vit shkollor.  Perfituesit e bursave duhet te lajmerohen te shtunen me 29-10-2011 ne oren 14.00 ne seline e Fondacionit ‘Salih dhe Isa Nushi’ ne Mitrovice rr. Bedri Gjina nr.3 per ta nenshkruar kontraten. Ne emer te Fondacionit kontratat i nenshkruan Administratori z. Fejzullah Shehu.

Me vehte duhet sjellur:
  • Vërtetimi për regjistrimin e semestrit, për këtë vit shkollor 
  • Hapjen e xhirollogarisë në BEK ( Banka Ekonomike E Kosovës), vetëm në këtë bankë 
  • Duhet të nënshkruani Kontratën me Fondacion për pagesë të stipendionit/bursës 
Ju lusim që këto obligime ti përfundoni në afat sa më të shpejtë, për të realizua sa me shpejte pagesën e bursës për ju.

Bordi i Fondacionit i dëshron suksese edhe më të mira kandidatëve të përzgjedhur si dhe atyre qe kete radhe nuk ishin ne mesin e te perzgjedhurve.
Comments