Drita Morina

Drita Morina, lindur më 01.09.1987 në Prizren, Shkollimi i Mesëm: Shkolla e mesme e lartë profesionale “Gani Qavdërbasha” Profili: Teknik i Elektronikës, Prizren, 2004-2007. Shkollimi Themelor: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” Fakulteti i Edukimit, Drejtimi: Gjuhë dhe letërsi Angleze, Prizren, 2012-në vazhdim. Misioni që FSINushi ka marrë për t’i përkrahur studentët në rrugën e dijes, ma kujton këtë thënie të Nelson Mandela-s: “Edukimi është arma më e fuqishme me të cilën mund ta ndryshosh botën”. Duke i përkrahë studentët ju vërtetë jeni duke e ndihmuar vendin për t’u bërë shtet i dijes.

Jam e lumtur që familja ime gjithashtu është e vetëdijshme se një edukim i mirëfilltë sot, do të sjellë një të ardhme më të mirë për mua. Në këtë drejtim ata gjithmonë më kanë përkrahë, por ashtu si edhe shumë studentë tjerë, unë e kisha të vështirë t’i mbuloj vetë shpenzimet e studimeve. Bursa që ju ma ofruat ka vlerë të madhe pasi ajo jo vetëm që ia ka lehtësuar familjes sime barrën e shpenzimeve, por mua më ka dhënë një motiv shtesë për ta realizuar qëllimin tim primar që të jem një femër e arsimuar.

Pres me padurim t’i përfundoj studimet në mënyrë që të mund t’i shërbej vendit tim si mësimdhënëse. Ju falemnderit për besimin dhe gadishmërinë për të më ndihmuar t’i arrij qëllimet e mia.

The mission that FSI Nushi has taken to support students reminds me a Mandela’s statement: “Education is the most powerful weapon which you can use to change the world.” By supporting the students you are really helping the country to become the state of knowledge.

I am happy that my family as well is aware that a proper education today will bring a better future for me, and they have always been supporting me. But like many students in Kosova, I had difficulties to cover the cost of my studies. Therefore, the scholarship that you offered me has a great value since it has not only eased my family the burden of tuition fees, but it gave me a great motivation to achieve my primary goal to be an educated woman.

I look forward to finish the studies in order to be able to serve my country as a teacher. I thank you for your confidence and willingness to help me to achieve my goals.