Festim Haxhikadriu

Unë jam Festim Haxhikadriu, 19 vjeqar dhe jam Mitrovicas. Që në moshën 8 vjeqare kam filluar të ekzekutoj violinë fillimisht si hobi, por më vonë në moshën 12 vjeqare filloj ta shikoj muzikën në mënyrë më profesionale. Pas këtyre viteve kam mbajtur gara ndërkombtare, seminare me violinistë vendorë dhe të famshëm botrorë, kam fituar qmime dhe poashtu kam pasur suksese në shkollim. Gjatë studimeve nga viti 2010 kur fillova studimet ne vitin e I-rë, mund të them se e fillova vitin me nje fillim të mbarë që atëher kur u bëra bursist i Fondacionit "Salih Isa Nushi" që më dha një shtytë të madhe pozitive dhe jetke në studime dhe poashtu ne jetë sepse më mundësoi që ti vazhdoj studimet në Prishtinë në mënyrë që të mos kem mendjen te financat që në një menyrë vërtetë më ka ndihmuar dhe poashtu e kan treguar veten si Fondacion shumë funskional dhe serioz me vendimet që i kanë marë.

Poashtu sukseset nuk mungojnë asesi sepse gjatë vitetve 2010-2011 kam pasur shumë sukses në violinë në pergjithësi ku vlen te theksohet se kam fitu vendin e parë në kategorinë e fakullteteve në garat nacionale "Pjetër Gaci" të mbajtura në Shkodër dhe jam përzgjedhur prej harkorëve të Universitetit të Prishtinës dhe me ftesën e profesorëve të Fakulltetit të Arteve jam paraqitur si solist në festivalin "Ura Me Tri Harqe" që është mbajtur në Tetovë dhe poashtu kam pas sukses te theksuar në studime. Ne vitet 2011-2012 ka qenë një vit studimi shumë i ngjeshur ku vlenë të theksohet se kam mbajtur masterklasin dhe notuar me noten A ne masterklasin veror "Universitet Veror Ndërkombtarë I Prishinës" ku në fund jam paraqitur me sukses si violinë e parë në kuintetin ku kam pas nderin te luaj me violinë bashkë me prof. Antonio Gashi dhe poashtu jam paraqitur si solist në njërën prej koncerteve të mbajtura te "European Summer Academy in Prishtina" ku kam marr kritika pozitive nga profesori i cellos në Pragë Michal Kanka dhe cellisti Austriak Detlef Mielke dhe poashtu kam pas nderin me marr pjes si solist me ftesën e profesor Rafet Rudi në festivalin "ReMusica" ku kam luajtur pjesën moderne "Dialog Për Violinë Dhe Piano" të kompozitorës Dafina Zeqiri dhe jam paraqitur solo si i vetmi harkorë në koncertin e Fakulltetit ku poashtu kam qenë edhe koncertmjeshtër i orkestrës së Fakulltetit Të Arteve dhe në fund kam pas paraqitje si koncertmjeshtër në orkestrën e lartpërmendur në festivalin "Ura Me Tri Harqe" që është mbajtur ksaj here në Pristhinë. Dhe tani jam ne vitin e tretë ne Fakulltetin e Arteve në Prishtinë ku vijoj studimet me rregull dhe përsëri mbetet vetëm ti faliminderoj Fondacionit "Sali dhe Isa Nushi" ku me tvërtet ky fondacion ka kryer punën e tyre vullnetare dhe ka lënë gjurmë pozitive të pashlyeshme në jetën studentore që kam kaluar gjatë këtyre dy vitetve faliminderit shumë Fondacionit "Sali dhe Isa Nushi" për superioritetin që e keni si fondacion dhe jeni të mrekullueshëm .

Mendoj se kjo bursë edhe këtë vit do të ma lehtsoj punën në përpjekjet e mija, të punoj sa më shumë që të arrij suksese sa më të larta në gara ndërkombtare jasht vendit që i kam paraparë më tutje si dhe në studimet e mija universitare dhe pas universitare. Per sukseset e mia te ardhshme do te perpiqem te ju informoj permes kesaj web faqe.

Faleminderit Fondacionit 'Salih dhe Isa Nushi' për mirëkuptim.