Deklarata e Transparencës

Fondacioni për arsim, shkencë dhe kulturë ”Salih dhe Isa Nushi” bazohet në sinqeritet, përgjegjësi të plotë dhe vullnet të mirë.

Donacionet pranohen në mënyrë të rregullt vetëm përmes llogarisë rrjedhëse të Fondacioni. 

Donacionet me para të gatshme në dorë janë të papranueshme

Stipendionet do të akordohen përmes transferit në llogarinë rrjedhëse të kandidatit.

Raportet financiare vjetore të Fondacionit do të bëhen publike përmes web faqes së fondacionit.

Fituesit e stipendioneve do të shpallen publikisht në media të shkruara dhe në web faqe. 

Fondacioni shpreson që përmes përkushtimit të vet në transparencë dhe vlera etike, do të ndikojë në rivendosje të besimit në një shoqëri të shëndoshë, tipare këto, të cilat i kanë patur edhe titullarët e fondacionit, vëllezërit Salih dhe Isa Nushi.

 

 

Comments