News‎ > ‎

Shpallja per vitin akademik 2011/2012

posted Oct 12, 2011, 7:04 AM by Bujar Nushi
Fondacioni 'Salih dhe Isa Nushi' fton studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) të aplikojnë për stipendion

Me qëllim të përkrahjes së kategorive të ndjeshme të rinisë së Kosovës, Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” shpall konkurs për ndarjen e 5(pesë) bursave universitare për studentë, të cilët vijnë nga Republika e Kosovës dhe të cilët ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës, pavarësisht nga drejtimi i zgjedhur.

Bursa për secilin fitues ka vlerën 90 € në muaj, për një periudhe 10 muaj sa zgjat viti akademik. Më shumë informata rreth aplikimit, mund të merrni përmes web faqes: http://www.fsinushi.org/aplikimi-per-stipendion

Aplikimet do të pranohen përmes email adresës: info@fsinushi.org apo me zarf në selinë e fondacionit. Aplikimi mbetet I hapur deri më 18 shtator 2011.

Vetëm aplikantët e zgjedhur do të kontaktohen me telefon.
Comments