FSINushi fiton Çmimin per filantropi FIDES 2013

Post date: Dec 6, 2013 9:35:36 PM

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund, për herë të pestë më rradhë, organizoi ceremoninë e dhënies së Çmimit FIDES 2013, për të nderuar kontributin filantropik të bizneseve dhe individëve në Kosovë dhe Diasporë. Me të ftuar nga institucio net vendore dhe ndërkombëtare, korit diplomatik, përfaqësues biznesesh vendore dhe nga diaspora, shoqëri civile dhe të tjerë, me Çmimin FIDES u nderuan kompani, që gjatë vitit kanë kontribuar në të mirën e përbashkët, individë të vullnetit të mirë nga Kosova dhe diaspora. Çmimi do të bëjë të mundur që fituesit të gëzojnë edhe një përkrahje të gjerë publike për projektet që ata kanë mbështetur me aq bujari dhe të shërbejnë si shembull i mirë për të tjerët.Çmimin FIDES për kontribut nga Diaspora per vitin 2013 e fitoi Fondacioni Salih e Isa Nushi për promovimin e arsimit, kulturës dhe shkencës tek të rinjtë Kosovar, përmes bursave për student të dalluar. Këtë çmim e ndau z. Kim Mehmeti, publicist.

Per me shume informata www.fiq-fci.org