Aktivitetet‎ > ‎

Aplikimi per stipendion

Konkurs për ndarje të bursave për studentët nga Universitetet Publike në Kosovë

Në shënimin përvjetorit të 20-të e të dashurës nënë, grua dhe motr , Kimete Nushi Loxha, Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” ( Fondacioni) fton studentët e universiteteve publike të Kosovës, të aplikojnë për bursë njëvjeçare. Ky është viti i tetë i punës së Fodacionit.

Me qëllim të përkrahjes së kategorive të ndjeshme e të rinjve në Kosovë, Fondacioni shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë , shtetas të Republikës së Kosovës të cilët ndjekin studimet në universitetet publike te Kosovës, pavarësisht nga drejtimi i zgjedhur.

Bursa për secilin përfitues ka vlerën 90 € në muaj, dhe ipet për 10 muaj të vitit akademik 2017/18. Për më shumë informata rreth aplikimit ju lutemi shiqoni  për infromata të detajuara në ueb faqen tonë: www.fsinushi.org/aktivitetet/aplikimi-per-stipendion ose merrni informata direkt në selinë e Fondacionit në Mitrovicë, rr. Bedri Gjina nr. 3.   

Aplikimet do të pranohen vetëm përmes e-mail adresës: info@fsinushi.org  

Konkursi është i hapur prej 07 shtator deri më 01 tetor 2017. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen me telefon. Aplikacionet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh. 

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi”, i themeluar në vitin 2010, është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, apolitike që ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në Kosovë.

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” ka dhënë deri tani mesatarisht 5 bursa për çdo vit që nga themelimi.  


Kandidati për fitim të Bursës, duhet të paraqesë këto dokumente: 
  • Aplikacioni i mbushur (mund te shkarkohet me poshte si PDF) 
  • Kërkesë me shkrim për fitim të Bursës; 
  • Dëshminë mbi regjistrimin në Fakultetin përkatës si student i rregullt; 
  • Dëshminë mbi suksesin e vitit paraprak (certifikata e notave, suksesi i studimeve, per studentet e vitit te pare certifikata e shkollës së mesme); 
  • Dëshmi, që studenti është banor i Republikës së Kosoves; 
  • Dëshminë mbi gjendjen ekonomike (dëshmitë nxirren në Qendrën për Punë Sociale); 
  • Vërtetimin mbi numrin e Anëtarëve të Familjes; 
  • Certifikatën e Lindjes dhe kopjen e Letërnjoftimit; 
3. Afati i dorëzimit të Dokumentacionit është 
deri më 1 tetore 2017
  • Aplikacioni mund te shkarkohen nga web-faqja e Fondacionit “Salih dhe Isa Nushi”  www.fsinushi.org 
  • Aplikacioni i plotësuar së bashku me dokumentet e kërkuara në këtë Konkurs mund të dorëzohen vetem përmes postës elektronike ne adresën: info@fsinushi.org  
  • Me shqyrtimin e aplikacioneve, Komisioni adekuat i Fondacionit do të përpilon listën e shkurtë të kandidatëve më serioz të cilët do të njoftohen për procedurat e mëtejme të konkurrimit. 
  • Vetëm aplikacionet e plota do të merren parasysh nga Komisioni. 
Kandidatët që aplikojnë për stipendione do të vlerësohen sipas këtyre kritereve kryesore :
  • Studentët apo nxënësit t’i takojnë shtresave të ndjeshme socio-ekonomike 
  • Të jetë nxënës me sukses të shkëlqyeshëm (konfirmimi i dokumentacionit) 
  • Përfituesit e bursës nuk mund të jetë anëtar i familjes së anëtarëve të BID 
  • Përfituesit nuk mund të jenë përfitues të bursave tjera për të njëjtin qëllim 
  • Të jetë shtetas i Republikës se Kosovës 
  • Të jetë i regjistruar në Universitetin e Prishtinës apo ne shkollim tjeter te larte publik ne Kosovë.
Vërejtje e rëndësishme: 
Fondacioni Salih dhe Isa Nushi mbështet në mënyrë të barabartë studentët dhe nxënësit pa dallim të gjinisë dhe përkatësisë etnike. Akordimi i bursave universitare bëhet nga mjetet e mbledhura nga qytetarët, afaristët arsimdashës dhe themeluesit e Fondacionit.
 

Ċ
Bujar Nushi,
Sep 7, 2012, 1:14 PM
Ċ
Bujar Nushi,
Sep 7, 2017, 1:22 AM
Comments