Florian Berisha

Unë jam Florian Berisha i lindur më 25.08.1998 në Freising - Gjermani. Shkollimin fillorë e kam mbaruar në fshatin ku banoj, pra në Sërbicë të poshtme, kurse shkollimin e mesëm e kam përfunduar në Prizren me një sukses të shkëlqyeshëm. Tani po studioj gjuhë dhe letërsi Gjermane në Universitetin „Ukshin Hoti“ të Prizrenit. Aktualisht jam në vitin e dytë të studimeve dhe falë Fondacionit “Salih dhe Isa Nushi” ky vit ka qenë me i suksesshem për mua. Problemet qe i kam hasur gjate studimve falë tyre janë bërë më të perballueshme, sepse përfitimi i kësaj bursë më dha motivin për të punuar më shumë.

Shpresoj që aktiviteti i këtij fondacioni nuk do të përfundojë asnjëherë, kështu që të jetë një shembull i shumë gjeneratave të ardhshme dhe duke shpresuar që të jenë më shumë njerëz që ndjekin këtë shembull për të ndihmuar studentët me probleme financiare. Unë isha shumë me fat dhe i nderuar të bëhesha pjesë e atyre studentëve që u zgjodhën për të fituar këtë bursë dhe shpresoj se një ditë do të bëhem pjesë e këtij fondacioni duke dhuruar fonde për të ndihmuar studentët e ardhshëm.

me nderime,

Floriani

========================================================================================================

I am Florian Berisha, born on 25.08.1998 in Freising - Germany. I finished primary school in the village where I live, Serbice e poshtme and with an exellent achievement I finished the high school in Prizren. Now I am studying German Language and Literatur in the University ''Ukshin Hoti'' in Prizren. Currently I'm in the second year of studies and thanks to Foundation ''Salih dhe Isa Nushi'' this year has been more succsesfull for me. The problems I encountered during the studies have been more affordable because the profit of this scholarship gave me the motive to work harder.

I hope that the activity of this foundation will never end, so it can be an example of many future generations and hoping to be more people that follow this example to help students with financial problems. I was very lucky and honored to be part of those students who were selected to win this scholarship and hope that one day I will be part of this foundation by donating funds to help future students.

with respect,

Florian