Deklarata e Fondacionit

Duke u bazuar në veprimtarinë dhe punën e prindërve tanë, Salih dhe Isa Nushit, duke e vlerësuar punën e tyre shumëvjeçare në zhvillimin e arsimit kulturës dhe shkencës në Mitrovicë dhe Kosovë si dhe në bazë të vullnetit, dëshirës së kahmotshme dhe amaneteve të tyre, që me altruizmin e tyre ndihmuan në zhvillimin e qytetit tonë Mitrovicës, ne pasardhësit e tyre, vendosëm që të formojmë një fondacion, i cili do të ketë karakter joqeveritar, jofitimprues, pa preferenca politike, fetare, gjinore, racore apo etnike dhe i cili do të shërbejë në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës, fillimisht në qytetin dhe regjionin e Mitrovicës, me synim që të zgjerohet edhe në tërë territorin e Kosovës.

Vendim për formimin e Fondacionit për arsim, shkencë dhe kulturë ”Salih dhe Isa Nushi” u morr ne tetor të vitit 2009, nga familja e ngushtë, në shenjë të përvjetorit të dhjetë të vdekjes së Isa Nushit dhe përvjetorit të tetë të vdekjes së Salih Nushit.