Themelohet Fondacioni Salih dhe Isa Nushi

Post date: Oct 12, 2011 1:29:27 PM

Vendim për formimin e Fondacionit për arsim, shkencë dhe kulturë ”Salih dhe Isa Nushi” u morr ne tetor të vitit 2009, nga familja e ngushtë, në shenjë të përvjetorit të dhjetë të vdekjes së Isa Nushit dhe përvjetorit të tetë të vdekjes së Salih Nushit. Themeluesit e Fondacionit janë: NERGIZE REZNIQI, DRITON NUSHI, EDMOND NUSHI, BUJAR NUSHI, DIJANA CENA dhe NORA SAHATÇIU. Përfaqësues i autorizuar - Administratori i Fondacionit në Kosovë, është FEJZULLAH SHEHU në adresën “Bedri Gjina” nr. 3, 40.000 Mitrovicë.

Mledhja themeluese e Fondacionit 'Salih dhe Isa Nushi' eshte mbajtur me 26 qershor 2010 ne sallen e kultures "Rexhep Mitrovica" ne Mitrovice. Akademik Pajazit Nushi, ka folur për biografinë e personaliteteve Sali dhe Isa Nushi, ndërsa kryetari i komunës Avni Kastrati, e ka vlerësuar si një nismë që mund të ndihmojë shumë në sferën e arsimit dhe të kulturës në Mitrovicë e më gjerë. Ndryshe, që në ditën e promovimit janë tubuar mbi 2500 euro nga të pranishmit.