Post date: Nov 23, 2014 3:36:53 PM
I parë i komunitetit boshnjak: Hermin Memiši mbrojti punën Master në Departamentin e Historisë prane Universitetit te Prishtinës!
Javen e kaluar në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Hermin Memiši mbrojti tezën e magjistraturës: "Historiografia e shekullit XIX dhe të shekullit XX - Bogomilët dhe Bogomilizmi", duke u bërë kështu magjister i parë i historisë nga komuniteti boshnjak në Universitetin e Prishtinës.
Nisur nga fakti se komunitetit boshnjak në Kosovë i mungon historianë dhe studiues, Memiši regjistroi Masterin në Universitetin e Prishtinës, sepse ai beson se komunitetit boshnjak i mungojne ekspertët në kete fushë përkatëse dhe se boshnjakëve në Kosovë i mungon hulumtimi i duhur historik, kulturor si dhe në aspektin etnologjik.
Per informata me te hollesishme klikoni ketu.