Deklarata e Fondacionit

Duke u bazuar në veprimtarinë dhe punën e prindërve tanë, Salih dhe Isa Nushit, duke e vlerësuar punën e tyre shumëvjeçare në zhvillimin e arsimit kulturës dhe shkencës në Mitrovicë dhe Kosovë si dhe në bazë të vullnetit, dëshirës së kahmotshme dhe amaneteve të tyre, që me altruizmin e tyre ndihmuan në zhvillimin e qytetit tonë Mitrovicës, ne pasardhësit e tyre, vendosëm që të formojmë një fondacion, i cili do të ketë karakter joqeveritar, jofitimprues, pa preferenca politike, fetare, gjinore, racore apo etnike dhe i cili do të shërbejë në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës, fillimisht në qytetin dhe regjionin e Mitrovicës, me synim që të zgjerohet edhe në tërë territorin e Kosovës.Vendim për formimin e Fondacionit për arsim, shkencë dhe kulturë ”Salih dhe Isa Nushi” u morr ne tetor të vitit 2009, nga familja e ngushtë, në shenjë të përvjetorit të dhjetë të vdekjes së Isa Nushit dhe përvjetorit të tetë të vdekjes së Salih Nushit.

Sadete Nushi, Nerxhivane Nushi, Nergize Rezniqi, Driton Nushi, Edmond Nushi, Bujar Nushi, Diana Cena, Nora Sahatçiu.

Mitrovicë, Prishtinë, Helsinki, Vaasa, Amersfoort

15 tetor 2009