Leonora Emra

Unë quhem Leonora Emra. Kam lindur më 02.04.1997 ne qytetin e Pejës. Kam përfunduar shkollën fillore dhe gjithashtu edhe shkollën e mesme në gjimnazin “Bedri Pejani” në qytetin tim. Aktualisht vijoj studimet në fakultetin e mjekësisë [viti i 5-të] , drejtimi “Mjekësi e Përgjithshme “, në universitetin Hasan Prishtina .

Të përfundosh me sukses studimet dhe të bëhesh mjek, është një rrugë shumë e gjatë e cila para vetes has në shumë pengesa. Mirepo falë dëshirës së madhe që në të ardhmen të jem e aftë të jem në shërbim të njerëzve në nevojë jam duke u munduar që të jap maximumin nga vetja dhe të studioj sa më shumë që një ditë të arrijë cakun e dëshiruar.

Mirëpo duke e marr parasysh edhe që fakulteti i mjekësisë zgjat mjaft shumë kam hasur në pengesa financiare, gjë për të cilën i jam shumë mirënjohëse fondacionit “Salih dhe Isa Nushi” të cilët më ofruan një ndihmë shumë të madhe në kohën që kisha më së shumti nevojë. Falë zemergjerësisë së tyre të madhe unë do të jem në gjendje që të përfundoj me sukses studimet dhe në të ardhmen te jem në shërbim të popullit.

Më nderuan me titullin bursiste e nderit “Kimete Loxha Nushi” , e në këtë mënyrë u bënë edhe shembull për mua që në të ardhmen të punoj sa më shumë që të jap kontributin tim dhe që të jem pjesë e ketij fondacioni por edhe shume të tjerëve të cilët qëllimin e vetëm e kanë ndihmën e njerëzve në nevojë ,motivimin dhe përparimin e gjeneratave të reja.

Me respekt,

Leonora Emra

=========================================================================


My name is Leonora Emra. I was born on 02.04.1997 in Peja. I have finished elementary school and high school Gymnasium-“Bedri Pejani “in my hometown.And now,I am currently studying medicine (5th year )at the Faculty of Medicine, Department of "General Medicine", at Hasan Prishtina University.

Successfully completing your studies and becoming a doctor, is a very long road that faces many obstacles ahead of itself. But thanks to the great desire that in the future to be able to serve the people in need ,I am trying to give my best and study as much as i can and one day to achieve the desired goal.

However, considering that the faculty of medicine lasts quite a long time, very often I have faced financial difficulties, but thanks to the “Salih and Isa Nushi“ foundation for which I am very grateful ,who provided me with a great deal of help at the time I needed it most. Thanks to their great generosity, I will be able to successfully complete my studies and be in the service of the people in the future.

They honored me with the honorary scholarship title "Kimete Loxha Nushi", and thus became an example for me that in the future to work as much as I can, to give my contribution and to be a part of this foundation but also many others whose sole purpose is to help people in need, motivate and advance the younger generations.

With respect,

Leonora Emra