Hana Qurdina

Quhem Hana Qurdina. Jam lindur më 07.04.1993 në Gjakovë. Jetoj me familjen time. Kam dy motra dhe një vëlla. Arsimimin fillor e kam kryer në shkollën "Yll Morina". Ndërsa arsimimin e mesëm në gjimnazin "Hajdar Dushi" drejtimi-shkencor. Jam shumë kureshtare në relacion me shkencat natyrore. Prandaj kam shprehur interesim të vazhdueshëm, jam angazhuar në disa projekte shkollore në lëmin e fizikës dhe biologjisë. Mirëpo gjithmonë veçoj matematikën si shkencë egzakte. Kam marrë pjesë në disa gara vendore.

Tani kam fatin dhe mbështetjen e Fondacionit 'Salih dhe Isa Nushi' që të vazhdoj të studioj në këtë drejtim. Jam shum e përkushtuar dhe synoj që një ditë të bëhem profesoreshë e matematikës. Qëllimi, pretendimet dhe puna ime është përherë ekuivalente, deri në realizim, me ëndrren që një ditë të arrij të jap më shumë se mirënjohje dhe falenderim atyre që më përkrahin në çdo aspekt.