Menyra e veprimit

  • Fondacioni do t’u ndajë stipendione për arsim të lartë kandidatëve më të mirë, të cilët kanë vështirësi socio-ekonomike për vazhdimin e studimeve, kërkimeve shkencore, apo dëshmimin e talentit të tyre më tutje;
  • Stipendionet do të ndahen për të gjitha sferat studiuese, por me prioritet të veçantë për lëmitë deficitare
  • Stipendionet do të dedikohen për të gjitha nivelet e shkollimit universitar,e më vonë edhe niveleve tjera;
  • Fondacioni do t’i ketë organet e veta ekzekutive të zgjedhura;
  • Kuvendi i Fondacionit zgjedh Bordin Drejtues dhe Komisionet kompetente si dhe Komsionin për Auditim të brendshëm, i cili do të sigurojë transparencë të plotë të veprimtarisë së Fondacionit;
  • Donacionet publikohen zyrtarisht, pos në rastet e donacioneve anonime;
  • Fondacioni, përmes mediave të shtypura dhe elektronike të informimit, së paku një herë në vit do të raportojë për punën e tij;
  • Fondacioni do të ketë amblemën, vulën, xhirollogarinë e vet dhe ëweb-faqen zyrtare.
    • Gjuha zyrtare e Fondacionit do të jetë gjuha Shqipe.