Shpallet konkursi per ndarje te Bursave per vitin akademik 2013/2014

Post date: Sep 13, 2013 6:29:07 PM

Konkurs për ndarje të bursave universitare

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” fton studentët e universiteteve publike te Kosovës të aplikojnë për bursë universitare.

Me qëllim të përkrahjes së kategorive të ndjeshme të rinjëve në Kosovë, Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” (Fondacioni) shpall konkurs për ndarjen e 6 (gjashtë) bursave universitare për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të cilët ndjekin studimet në universitetet publike te Kosovës, pavarësisht nga drejtimi i zgjedhur.

Bursa për secilin përfitues ka vlerën 90 € në muaj, dhe ipet për periudhë 10 muajshe të vitit vijues akademik 2013/14.

Për më shumë informata rreth aplikimit, si dhe kriteret që duhet plotësuar secili aplikant, ju lutemi shiqoni në web faqen: http://www.fsinushi.org/aplikimi-per-stipendion ose duke marr infomata në selinë e Fondacionit në Mitrovicë, rr. Bedri Gjina nr. 3.

Aplikimet do të pranohen përmes email adresës: info@fsinushi.org apo duke i parashtruar dokumentet e kërkuara personalisht në selinë e Fondacionit në Mitrovicë.

Konkursi është i hapur prej 07 shtator 2013 deri më 04 tetor 2013.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon.

Aplikacionet e vonuara dhe jo të plota nuk do te merren parasysh.

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” është organizatë joqeveritare, jofitimpruese, jopolitike, ka për qëllim të ndihmoj zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në Kosovës dhe është themeluar në vitin 2010.

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi”mbështet, përmes dhënjës së bursave universitare, studentë nga shtresat sociale te disfavorshme dhe për 3 vite të veprimr isë, Fondacioni ka ndare 13 bursa studentëve universitarë të drejtimeve të ndryshme nga gjithë Kosova.

Kjo ftesë shpallet simbolikisht në shënimin e përvjetorit të 16-të të së dashurës -nënë, grua dhe motër e jona- Kimete Nushi Loxha.