Donacionet

  • Mjetet, donacionet dhe ndihmat e donatorëve dhe sponzorëve, do të pranohen vetëm përmes xhirollogarisë bankare;
  • Për të gjitha vendimet lidhur me vlerën e stipendioneve dhe ndarjen e tyre, do të informohen me kohë të gjithë sponzoruesit dhe donatorët, përmes mediumeve informative dhe web-faqës së Fondacionit.
  • Sponzorë dhe donatorë të nderuar, duke dhënë në Fondacionin “ Salih dhe Isa Nushi” do të thotë se ju ndihmoni një apo më shumë studentë të talentuar që të përfundojnë shkollimin e tyre deri në fund.
  • Investimi juaj do të korrë rezultate në vitet e ardhshme kur studentët e mbështetur nga Fondacioni, pas përfundimit të studimeve, do të kryejnë obligimin e tyre duke investuar në shoqëri, dhe me punën e tyre të kontribojnë për të mirën e qytetit të tyre dhe vendit në pergjithësi.
    • "Profesionistë mirë të arsimuar mund të shpiejnë drejt një shoqërie më prosperuese dhe më të qetë për të gjithë"

Me poshtë mund ti shkarkoni informacinoet e nevojshme per dhenjen e donacionit si dhe kontaktet e Fondacionit.