Konkurs për ndarje të bursave 2014/2015

Post date: Sep 6, 2014 9:47:55 AM

Kjo ftesë shpallet në datën e përvjetorit të 17-të të së dashurës nënë, grua dhe motër e jona- Kimete Nushi Loxha.

Konkurs për ndarje të bursave për studentet nga Universitetet Publike ne Kosove

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” fton studentët e Universiteteve Publike te Kosovës, të aplikojnë për bursë gjate studimeve.

Me qëllim të përkrahjes së kategorive të ndjeshme (nevojtare) të rinjve në Kosovë, Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” (Fondacioni) shpall konkurs për ndarjen e 5 (pesë) bursave për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të cilët ndjekin studimet në Universitetet Publike te Kosovës, pavarësisht nga drejtimi i zgjedhur.

Bursa për secilin përfitues ka vlerën 90 € në muaj, dhe ipet për periudhë 10 muajshe të vitit vijues akademik 2014/15. Për më shumë informata rreth aplikimit ju lutemi shihni ueb faqen tonë: http://www.fsinushi.org/aplikimi-per-stipendion ose merrni informata direkt në selinë e Fondacionit në Mitrovicë, rr. Bedri Gjina nr. 3.

Aplikimet do të pranohen përmes e-mail adresës: info@fsinushi.org, apo duke i dorëzuar dokumentet e kërkuara personalisht në selinë e Fondacionit në Mitrovicë. Konkursi është i hapur prej 07 shtator deri më 05 tetor 2014. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon. Aplikacionet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, apolitike që ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në Kosovë, i themeluar në vitin 2010. Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” ka dhënë deri tani mesatarisht 5 bursa për çdo vit të veprimtarisë së vet.