Post date: Oct 5, 2013 7:39:46 AM
Konkursi per bursa te Fondacioni "Salih dhe Isa Nushi" u mbyll me sukses. I falenderojme te gjithe aplikantet e ketij viti. Vetëm aplikacionet e plota do të merren parasysh nga Komisioni.
Vlerësimi do te behet sipas këtyre kritereve kryesore :
- Përfituesit e bursës nuk mund të jetë anëtar i familjes së anëtarëve të Bordit te Fondacionit.
- Studentët apo nxënësit t’i takojnë shtresave të ndjeshme socio-ekonomike
- Të jetë nxënës me sukses të shkëlqyeshëm (konfirmimi i dokumentacionit)
- Përfituesit nuk mund të jenë përfitues të bursave tjera për të njëjtin qëllim
- Të jetë shtetas i Republikës se Kosovës
- Të jetë i regjistruar në Universitetin e Prishtinës apo ne shkollim tjeter te larte publik ne Kosovë.
Pas shqyrtimit te aplikacioneve, Komisioni adekuat i Fondacionit do të përpilon listën e shkurtë të kandidatëve më serioz të cilët do të njoftohen për procedurat e mëtejme.