Andrra Kalludra

(For English scroll below)

Quhem Andrra Kalludra. Jam e lindur në Mitrovicë më 27.11.2000. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kam kryer në Mitrovicë. Tani jam studente e vitit të parë në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë, konkretisht në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, departamenti Arkitekturë.

Studimet në këtë fakultet kanë kosto të konsiderueshme, sidomos për studentët që nuk janë banorë të Prishtinës siç jam unë, kështuqë mu desht të gjej edhe burime tjera financimi për ti përballuar ato. Fati deshti të konkurroj për bursë te Fondacioni Salih dhe Isa Nushi dhe për fat të mirë u përzgjodha në mesin e atyre të cilët e përfituan këtë bursë, për ç’gjë i falënderoj shumë.

Puna të cilën e kryen ky fondacion është një punë e mrekullueshme dhe gjest humanitar. Pa ndihmën e Fondacionit Salih dhe Isa Nushi, pak prej nesh do ti realizonim ëndrrat tona. Uroj që kjo punë e tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen e do të doja të ketë sa më shumë kësi organizatash të cilat do të suportonin studentët e shkëlqyer dhe nevojtarë.

Respekt të veçantë nga unë,

Andrra Kalludra.

============================================================================

My name is Andrra Kalludra. I was born in Mitrovica on 27.11.2000. I have finished primary and high school in Mitrovica. Now I am a freshman in the Public University of Prishtina “Hasan Prishtina”, precisely in the Faculty of Construction and Architecture, Architecture Department.

The studies in this faculty, have a considerable cost, especially for the students who are not rezidents of Prishtina, like Me, that’s why I had to find another financial aid to withstand them. I was lucky to compete for and to be one of the ones chosen to get a scholarship from “Salih and Isa Nushi Foundation”, for which I’m greatly thankful.

The job of this foundation is wonderful and also a humanitarian gesture. Without help of this foundation, only some of us would make our dreams come true. I wish this work of theirs to continue in the future too and I wish there were more likewise organisations that would support excellent and needy students.

Special respect from me,

Andrra Kalludra