Aplikimi per stipendion

Konkurs për ndarje të bursave për studentët nga Universitetet Publike në Kosovë

Në shënimin përvjetorit të 22-të e të dashurës nënë, grua dhe moter , Kimete Nushi Loxha, Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” ( Fondacioni) fton studentët e universiteteve publike të Kosovës, të aplikojnë për bursë njëvjeçare. Ky është viti i dhjetë i punës së Fodacionit.

Me qëllim të përkrahjes së kategorive të ndjeshme e të rinjve në Kosovë, Fondacioni shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë , shtetas të Republikës së Kosovës të cilët ndjekin studimet në universitetet publike te Kosovës, pavarësisht nga drejtimi i zgjedhur.

Bursa për secilin përfitues ka vlerën 90 € në muaj, dhe ipet për 10 muaj të vitit akademik 2019/20. Për më shumë informata rreth aplikimit ju lutemi shiqoni për infromata të detajuara në ueb faqen tonë: www.fsinushi.org/aktivitetet/aplikimi-per-stipendion ose merrni informata direkt në selinë e Fondacionit në Mitrovicë, rr. Bedri Gjina nr. 3.

Aplikimet do të pranohen vetëm përmes e-mail adresës: info@fsinushi.org

Konkursi është i hapur prej 07 shtator deri më 01 tetor 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen me telefon. Aplikacionet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi”, i themeluar në vitin 2010, është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, apolitike që ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në Kosovë duke synuar të kontribuojë drejt një shoqërie me zhvillimi të qëndueshëm.

Fondacioni “Salih dhe Isa Nushi” ka dhënë deri tani mesatarisht 5 bursa për çdo vit që nga themelimi.

Kandidati për fitim të Bursës, duhet të paraqesë këto dokumente:

  • Aplikacioni i mbushur (mund te shkarkohet me poshte si PDF)
  • Kërkesë me shkrim për fitim të Bursës;
  • Dëshminë mbi regjistrimin në Fakultetin përkatës si student i rregullt;
  • Dëshminë mbi suksesin e vitit paraprak (certifikata e notave, suksesi i studimeve, per studentet e vitit te pare certifikata e shkollës së mesme);
  • Dëshmi, që studenti është banor i Republikës së Kosoves;
  • Dëshminë mbi gjendjen ekonomike (dëshmitë nxirren në Qendrën për Punë Sociale);
  • Vërtetimin mbi numrin e Anëtarëve të Familjes;
  • Certifikatën e Lindjes dhe kopjen e Letërnjoftimit;

3. Afati i dorëzimit të Dokumentacionit është deri më 1 tetore 2019.

  • Aplikacioni mund te shkarkohen nga web-faqja e Fondacionit “Salih dhe Isa Nushi” www.fsinushi.org
  • Aplikacioni i plotësuar së bashku me dokumentet e kërkuara në këtë Konkurs mund të dorëzohen vetem përmes postës elektronike ne adresën: info@fsinushi.org
  • Me shqyrtimin e aplikacioneve, Komisioni adekuat i Fondacionit do të përpilon listën e shkurtë të kandidatëve më serioz të cilët do të njoftohen për procedurat e mëtejme të konkurrimit.
  • Vetëm aplikacionet e plota do të merren parasysh nga Komisioni.

Kandidatët që aplikojnë për stipendione do të vlerësohen sipas këtyre kritereve kryesore :

  • Studentët apo nxënësit t’i takojnë shtresave të ndjeshme socio-ekonomike
  • Të jetë nxënës me sukses të shkëlqyeshëm (konfirmimi i dokumentacionit)
  • Përfituesit e bursës nuk mund të jetë anëtar i familjes së anëtarëve të BID
  • Përfituesit nuk mund të jenë përfitues të bursave tjera për të njëjtin qëllim
  • Të jetë shtetas i Republikës se Kosovës
  • Të jetë i regjistruar në Universitetin e Prishtinës apo ne shkollim tjeter te larte publik ne Kosovë.

Vërejtje e rëndësishme:

Fondacioni Salih dhe Isa Nushi mbështet në mënyrë të barabartë studentët dhe nxënësit pa dallim të gjinisë dhe përkatësisë etnike. Akordimi i bursave universitare bëhet nga mjetet e mbledhura nga qytetarët, afaristët arsimdashës dhe themeluesit e Fondacionit.

Aplikacioni_ Bursat 20__-20___.pdf

Aplikacioni per burse

Shkarkoni ketu aplikacionin per burse si PDF ose JPEG.