Isuf Deliu

Quhem Isuf Deliu, kam lindur me 27 Prill te vitit 1993 ne fshatin Rezalle te komunese se Skenderajt. Ne moshen 6 vjeqare si pasoje e rrethanave te asaj kohe, pasi perfundimit te luftes ne Kosove, ne te cilen mbet i vdekur edhe babai im shperngulem per ne Prishtine. Disa dite pas akomodimit filloj klasen e pare ne shkollen fillore "Ismail Qemali ". Me gjithe vuajtjet, peripecite e qastet e hareshme ndonjehere arrij qe ne shkolle te korrë suksese te knaqshme. Perfundoj shkollen fillore dhe gjendem ne nje udhekryq duke mos ditur se ku te vazhdoja shkollimin. Me ide jo te qarta per te ardhmen time regjistroj gjimnazin "Sami Frasheri", drejtimin Matematike-Informatike. Pas 3 vitesh perfundoj edhe gjimnazin ku perveq dijes krijoj edhe ide me te qarta per te ardhmen time. Duke pare hovin e zhvillimit te teknologjise vendos qe te regjistrohem ne fakultetin teknik te universitetit te prishtines, dega Inxhinieri Komjuterike. Fillova studimet me disa caqe qe ia parashtrova vehtes. Jo forte optimist por ne fundt te vitit te pare arrita suksese qe i tejkalonin caqet e mia.Ngjashem po ndodh edhe ne vitin e dyte.

Kam njohuri qe fakulteti im per ket vite do i i dergoj 3 student ne studime nje semestrale ne nje nga Universitetet e Norvegjise. Edhe pse nuk ka asgje zyrtare lidhur me ate se sa eshte e vertete kjo, planifikoj te konkuroj nese nje konkurs i tille do te shpallej. Nese qdo gje do te shkonte sipas planeve te mija do te duhej qe ne tetorin e ketij viti(2013) te vazhdoja shkollimin (1 semestral) ne Norvegji. Do Zoti qe keto plane te mija te realizohen dhe ne Janarin e vitit 2014 te kthem nga Norvegjia me gjithe pervojen dhe eksperience e fituar, per te perfunduar edhe semestrin e fundit dhe te vazhdoj rrugen time drejt planeve tjera afatgjate.