Shenohet një vjetori i themelimit te Fondacionit

Post date: Oct 12, 2011 1:44:30 PM

Themeluesit e Fondacionit për edukim, shkencë dhe kulturë -"Salih dhe Isa Nushi" organizuan ceremoninë me rastin e një vjetorit të themelimit të Fondacionit 'Salih dhe Isa Nushi', cili ka për qëllim ngritjen e mundësive për përfshirje në arsimim të lartë në Kosovë, për të gjithë njëlloj.Ceremonia u organizua më 7 Korrik , 2011, në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me fillim nga ora 18:00 – 19:30. Me atë rast pjesmaresit e shumte u informuan më hollësisht për synimin, qëllimin dhe programin e këtij Fondacioni, si dhe për planet në të ardhmen. Të rinjtë përbëjnë shumicën e shoqërisë sonë dhe të ardhmen që do tu mundësojmë ta krijojnë ata. Andaj është e domosdoshme që të përkrahen nga të gjithë ne.

Programi:

18.00-18.10 Hapja zyrtare, Nora Sahatciu dhe Bujar Nushi, Anëtarë të Brodit të Fondacionit

18.10-18.20 Rikapitulim i viti të parë të Fondacionit, Nergize Rezniqi dhe Edmond Nushi, Anëtarë të Brodit të Fondacionit

18.20-18.30 Fjala e rastit.

18.30- 18.45 Prezentimi i buresistëve 2010; Remzija, Amiri dhe Festimi

18.45-19.55 Jeta dhe veprimtaria e Salih dhe Isa Nushit, Akademik Pajazit Nushi;

Roli i akademikeve ne sistemin e edukimit në Kosove, Akademik Esat Stavileci - (tentative)

19.55 - 20.30 Koktej, kulturë dhe donacion